
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski u shpreh se vendit i nevojitet opozitë konstruktive për shkak se ka krizë shëndetësore dhe energjetike.
“Me qasje të përbashkët ndaj këtyre çështjeve dhe problemeve mund të ofrojmë shërbim më të mirë për qytetarët”, tha Kaevski.
Sipas tij, për momentin nuk ka një opozitë të tillë.
“Kishim vetëm opozitë që bllokonte. Shpresojmë se partia do të veprojë. Na duhet opozitë e fuqishme që bashkërisht do të punojë me qeverinë”, tha Kaevski./Telegrafi/
Advertisement
The post Kaevski: Ekonomia nuk lejon të kemi zgjedhje të parakohshme kuvendare appeared first on Telegrafi.