Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se duhet të mbahen sa më shpejt zgjedhje të parakoshme kuvendare.

“Duhet sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare për shkak se kjo Qeveri jostabile, e vogël dëshmoi se Maqedonia është regjim hibrid, se është e bllokuar në korrupsion dhe ndodhet në vendin e 111-të”, tha Mickoski duke shtuar se ka rënie të investimeve të huaja, të ekonomisë dhe se jemi të fundit në rajon.

Sipas tij, kjo QEveri dëshmoi se nuk din si dhe nuk ka plan se si ta udhëheqë shtetin.

“Sa më shpejt duhet të ketë zgjedhje, për shkak se të mirat nuk do të vinë për një natë. Duhet shumë punë, njerëz të ndershëm dhe politikanë të ndershëm që nuk janë të bllokuar në krim”, tha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy