minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022 - Struga.info


Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUM-së, Hrisitjan Mickoski thotë se sot kanë nisur formalisht nismën në të cilën do të kërkohet të hiqet Ligjit për regjistrimk që u miratua pa konsensus dhe pa respektim elementar të shëndetit të qytetarëve.

Ai thotë se një pjesë e madhe e shteteve në rajon si Bullgaria, Serbia, Kroacia, Romania dhe Gjermania kanë vendosur të anulojnë regjistrimin për në vjeshtë ose për pranverën e vitit 2022.

“Maqedonia është në fund për nga numri i të infektuarve dhe për nga numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar me COVID-19. Për arsye se te ne është e pamundur të ndodhë në vjeshtën e vitit 2021 për shkak të zgjedhjeve lokale dhe fushata, ju bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe ta anulojnë regjistrimin për në pranverën e vitit 2022”, tha Mickoski.

Ai theksoi nuk do të ndryshojë asgjë nëse regjistrimi do të anulohet për disa muaj./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy