Kaevski: NATO do të thotë siguri, OBRM-PDUKM me bllokimet ishin në dëm të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski sot tha se para dy viteve u realizua një nga qëllimet strategjike nacionale siç është anëtarësimi në NATO.

“Dy vite të sigurt dhe të fuqishëm. Flamuri i Maqedonisë me krenar valon para selisë në Bruksel, ndërsa ushtria e Maqedonisë së Veriut është krah për krah me ushtritë më të fuqishme në botë”, u shpreh Kaaevski.

Për fat të keq, siç theksoi Kaevski, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe rrezikimi i sovranitetit ukrainas dëshmoi se sa lehtë mund të rrezikohet siguria e qytetarëve.

“Kjo na tregon se sa e rëndësishme është anëtarësimi në NATO dhe falë atij suksesi, qytetarët tanë sot mund të jenë të qetë”, tha Kaevski.

Advertisement

Sipas tij, NATO do të thotë siguri dhe mbrojtje të territorialitetit të shtetit, ndërsa nga perspektiva e tashme vërtetoi se, siç thotë Kaevski, bllokimet e OBRM-PDUKM-së në kuvend, referendum dhe Marrëveshjes së Prespës ishin në dëm të shtetit./Telegrafi/

Kaevski: NATO do të thotë siguri, OBRM-PDUKM me bllokimet ishin në dëm të shtetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy