Kaevski: Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime për rastet gjyqësore kundër Gruevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp tha se Mickoski merr detyra dhe udhëzime të reja nga Nikolla Gruevski.

Sipas tij, vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me disa raste gjyqësore që po udhëhiqen kundër Gruevskit dhe ish-kryesisë së OBRM-PDUKM-së.

“A ia tha Gruevski strategjinë Mickoskit për mbrojtjen në rastin “Parcelat në Vodno”? Në këtë lëndë gjyqësore, Gruevski akuzohet për larje parash dhe blerje të pronës në mënyrë të paligjshme. Me vizitat e shpeshta në Budapest dëshmohet se i vetmi qëllim i Mickoskit është mborjtja e krimit të Gruevskit”, deklaroi Kaevski.

Ai shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së bllokojnë Ligjin për Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe po ashtu kundërshtonin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike./Telegrafi/

Advertisement

Kaevski: Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime për rastet gjyqësore kundër Gruevskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy