Kalevska Vançeva: Pendarovski bashkon, Siljanovska bllokon rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti aktual dhe kandidati i përkrahur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, në 5 vitet e fundit ka treguar se është faktor bashkimi, ndërsa Siljanovska është simbol i asaj opozite që po e bllokon rrugën drejt BE-së, tha deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska Vançeva.

“LSDM-ja asnjëherë nuk ka pasur problem me konsistencën në atë që nënkuptojnë politikat nacionale për ta afruar këtë vend një ditë anëtarësimit të BE-së”, theksoi ajo në emisionin “24 Analiza”.

Duke komentuar deklaratën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Vançeva theksoi se Uashingtoni gjithashtu e pranon se jo të gjithë në këtë vend kanë një pasqyrë të qartë se si dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë vendi, me çfarë shpejtësie dhe në çfarë mënyre.

Vançeva shtoi se qytetarët janë të mençur dhe shumë mirë e dinë të bëjnë dallim se bashkon dhe kush po ndanë./Telegrafi/

Advertisement

Kalevska Vançeva: Pendarovski bashkon, Siljanovska bllokon rrugën drejt BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy