Kallëzim penal kundër 29-vjeçari nga Gostivari, dyshohet për mashtrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër 29-vjeçarit V.F. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mashtrim”, njoftojnë nga MPB.

“Në periudhën nga gushti deri në shtator të vitit 2022, i akuzuari ka mashtruar një 75-vjeçar nga Gostivari se do ta blejë veturën e tij Opel Vectra për 400 euro dhe se do ta paguajë për 10 ditë. Ai e ka marrë mjetin, por nuk ka paguar deri në regjistrim”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Kallëzim penal kundër 29-vjeçari nga Gostivari, dyshohet për mashtrim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy