minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Kallëzim penal kundër dy kompanive të huaja për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm me minim në autostradën Gostivar-Kërçovë - Struga.info


Kallëzim penal kundër dy kompanive të huaja për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm me minim në autostradën Gostivar-Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar ngriti kallëzime penale kundër dy personave juridikë të huaj për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm gjatë punimeve ndërtimore”.

“Më 25.03.2025, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar-Kërçovë, në një vend në fshatin Banjicë, personat juridikë të raportuar shkaktuan rrezik të përgjithshëm gjatë shpërthimit duke shkaktuar rënien e një guri të madh në uzinën e një fabrike prodhimi tullash, duke dëmtuar një autocisternë në pronësi të fabrikës”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy