Kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kërçovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, përcjell Telegrafi Maqedoni

“DPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, kryetar i komunës së Kërçovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

Ai, duke vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrimeve të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020, ka punuar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, duke lejuar krijimin e një deponie të paligjshme prej disa mijëra metrash katrorë në një zonë të banuar në Kërçovë, për të cilën u ka caktuar detyra punonjësve që të ruajnë, lënë ose shpërndajnë materiale të mbeturinave çdo ditë, përkatësisht t’i trajtojnë ato në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit ose rrjedhës së ujit, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës së njerëzve ose kafshëve dhe bimëve, duke rrezikuar kështu jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post Kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kërçovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy