minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rrezikoi natyrën me mbeturina, kallëzim penal kundër një personi në Shkup - Struga.info


Rrezikoi natyrën me mbeturina, kallëzim penal kundër një personi në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër Zh.M.(62) nga Shkupi për veprën penale “rrezikimi i mjedisit dhe natyrës me mbeturina” nga neni 230 paragrafi 3 i Kodit Penal.

I raportuari, gjatë kontrollit të kryer më 06.10.2022 nga zyrtarë policorë dhe institucionet tjera përkatëse në një vend të improvizuar dhe të paregjistruar për blerjen dhe shitjen e lëndëve të para dytësore në vendbanimin Radishan, komuna e Butelit, është konstatuar se pa autorizim ka bërë tregti me mbeturina.

Është konstatuar se ai nuk ishte i regjistruar në Regjistrin Qendror si person fizik apo tregtar individual dhe nuk zotëronte leje për veprimtarinë e menaxhimit të mbetjeve, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor, të cilin ai është i detyruar ta posedojë sipas nenit. 64 të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave.

The post Rrezikoi natyrën me mbeturina, kallëzim penal kundër një personi në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy