Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër A.T. nga Ohri për shkak të dyshimit për veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës”.

“Gjegjësisht, i akuzuari në cilësinë e punonjësit policor në Stacionin Policor Ohër, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, në mënyrë të paarsyeshme dhe të tepruar ka përdorur forcë fizike ndaj K.N. nga Ohri.

Propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të paraqesë edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, zyrtari policor do të suspendohet nga puna deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër një polici nga Ohri, pa arsye ka sulmuar fizikisht një person appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";