minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedoni, kallëzim penal për policin që ushtroi dhunë ndaj hendbollistit - Struga.info


Maqedoni, kallëzim penal për policin që ushtroi dhunë ndaj hendbollistit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal deri tek Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Shkup, kundër policit H.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “maltretim gjatë kryerjes së detyrës”, që është e dënueshme në bazë të nenit 143 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Përkatësisht, më 13 maj 2023, rreth orës 20:00 në Pallatin e Sporteve “Biljanini Izvori” në Ohër, pas përfundimit të një ndeshjeje hendbolli, gjatë kryerjes së detyrës, me dashje e ka keqtrajtuar viktimën F.T. në një mënyrë të pajustifikueshme duke përdorur dhunë.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, kundër H.R. do të iniciojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ai do të pezullohet nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

The post Maqedoni, kallëzim penal për policin që ushtroi dhunë ndaj hendbollistit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy