Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit D.LL. nga Shkupi, i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe ndaj 38-vjeçarit B.A. nga Shkupi, që dyshohet për ndërtim të pa rregullt.

“Gjatë vitit të kaluar, D.LL. në cilësinë e zyrtarit – punonjës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ekstraktin nga PDU për qytetin e Ohrit, ka futur të dhëna të rreme, me ç’rast të dyshuarit të dytë i ka lëshuar leje për ndërtimin e një ndërtese për banim individual në Ohër. B.A. si pronar dhe investitor në objekt, pa dokumentacionin e nevojshëm teknik ndërtimor, ka ndërtuar më shumë kate se sa lejohej, me çka të dy kanë realizuar përfitim pasuror të paligjshëm”, thonë nga SPB-Ohër.

Kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për manipulime gjatë ndërtimit të një ndërtese në Ohër shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";