Kallëzim penal ndaj pesë personave nga Tetova, mashtruan gjatë shitblerjes së një shtëpie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave nga Tetova për mashtrim në shitblerje të një shtëpie.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.A.(37), H.A.(44), G.M.(58), të gjithë nga Tetova, S.A.(47) nga fshati Përshevcë shtetas i Gjermanisë dhe A.A. (27) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale të mashtrimit, ndërsa i akuzuari i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë ehe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “bashkëkryerjes””, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia thotë se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i parë ka komunikuar me vajzën dhe djalin e një gruaje 51-vjeçare nga Tetova dhe ka arritur t’i bindë ata që ta bindin nënën e tyre që ta shesë shtëpinë dhe të blejë një banesë në Tetovë.

“I akuzuari i parë ka arritur të mashtrojë dhe hutojë gruan dhe fëmijët e saj dhe duke i fshehur faktet i ka shtyrë që të nënshkruajnë marrëveshje shitblerjeje të patundshmërisë, pas së cilës i ka ofruar banesë në Tetovë. Por, e dëmtuara nuk e ka marrë banesën dhe as asaj nuk i janë paguar mjetet nga shitja e shtëpisë. Të pandehurit e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë kanë ndërmjetësuar për hartimin e marrëveshjes së shitblerjes”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post Kallëzim penal ndaj pesë personave nga Tetova, mashtruan gjatë shitblerjes së një shtëpie appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy