Kallëzim penal është dorëzuar ndaj një ish-kryetari të Shkupit, për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur buxhetin komunal për gati 11 mijë euro, mjete këto që i janë paguar operatorit ekonomik të përzgjedhur për rindërtimin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një komunikate për media, bën të ditur se Departamenti i Policisë Kriminale ka kryer veprime parahetuese pasi i kallëzuari dyshohet se ka kryer vepër penale” keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas informacioneve të MPB-së, personi edhe pse nuk ka qenë në krye të detyrës ka planifikuar rikonstruksionin e një terreni sportiv në një shkollë të mesme, duke e ditur se shkollat ​​e mesme, sipas Ligjit për arsimin e mesëm, janë nën kompetencë të qytetit të Shkupit./Telegrafi/

The post Kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";