Kallëzim penal ndaj tre shtetasve turq, treguan teste të rrejshme për COVID-19 në aeroportin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre shtetas të Turqisë, sot janë kallëzuar penalisht, për veprën “falsifikim të vërtetimit për test negativ për COVID-19”.

Këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore Publike, prej ku thonë se kallëzimet do t’i dorëzojnë në Gjykatën Penale të Shkupit.

“Më 1 mars, gjatë procedurave për kontrollim të pasaportës në aeroportin e Shkupit, tre të akuzuarit kanë treguar vërtetim të rrejshëm për test negativ për virusin Sars-Cov-2. Edhe pse fare nuk janë testuar, ata kanë tentuar ta lëshojnë shtetin me vërtetime për të cilat e kanë ditur se nuk janë dhënë nga laboratorët e licencuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Kallëzim penal ndaj tre shtetasve turq, treguan teste të rrejshme për COVID-19 në aeroportin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy