Kallëzim penal për policin i cili ushtroi dhunë ndaj romit në Manastir, suspendohet edhe polici i cili nuk e ndaloi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se MPB në Prokurori ka parashtruar kallëzim penal kundër policit nga SPB Manastir, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale gjatë ushtrimit të dhunës ndaj një qytetari rom.

Spasovski po ashtu bëri të ditur se është ngritur procedurë disiplinore për përgjegjësi dhe suspendim ka puna.

Edhe kolegu i tij është suspenduar për shkak se nuk ka ndaluar përdorimin e dhunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Asnjë veprim i tillë nuk mund të arsyetohet. Qëllimi ynë është që policia të jetë në shërbim të qytetarëve dhe t’u sigurohet më shumë siguri”, tha Spasovski./

Advertisement

Kallëzim penal për policin i cili ushtroi dhunë ndaj romit në Manastir, suspendohet edhe polici i cili nuk e ndaloi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy