Kallëzime penale për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pastrim parash në Komunën e Petrovecit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Financiare deri tek PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër pesë personave fizikë dhe tre personave juridikë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pastrim parash në Komunën e Petrovecit.

Zv. kryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski theksoi se në maj të këtij viti ka marrë një parashtresë anonime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash në komunën e Petrovecit.

“Drejtoria ka vepruar sipas kallëzimit dhe dje ka parashtruar kallëzim penal kundër pesë personave për dëmtimin e buxhetit të komunës së Petrovecit prej mbi 1,5 milionë euro”, deklaroi Nikollovski.

Kanë arritur, theksoi Nikollovski, shumë parashtresa edhe për punën e shumë federatave sportive, për çka tërë dokumentacioni është dorëzuar në Prokurori Publike për të vepruar.

Advertisement

Drejtori i Drejtorisë për Polici Financiare Arafat Muaremi, tha se deri tek PTHP-ja ka parashtruar kallëzime penale kundër pesë personave dhe tre personave juridikë.

Kundër këtyre personave, theksoi Muaremi, ekzistojnë baza për keqpërdorimin e pozitës dhe detyrës zyrtare, nxitje të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, keqpërdorim të procedurës për partneritet publik privat dhe për pastrim parash.

Kallëzime penale për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pastrim parash në Komunën e Petrovecit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy