Kallëzime penale për pesë hotelieri në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut gjatë inspektimeve në terren ka vërejtur pesë shkelje të protokolleve për hotelierit.

“Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Inspektorati Shtetëror i Transportit, Inspektoratin Shtetëror i Punës dhe Drejtoria për të Ardhura Publike gjatë fundjavës së zgjatur punojnë intensivisht në terren dhe kontrollojnë mënyrën e zbatimit të protokolleve të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore për mbrojtje nga COVID-19”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Nga atje thonë se sot, deri në orën 16:00, Inspektorati Shtetëror i Tregut ngriti pesë kallëzime penale për mosrespektim të protokollit për funksionimin e ambienteve të hotelerisë në kushte të COVID-19, nga të cilat 3 në Strugë, një në Ponikva, Koçan dhe një në Mavrovë. Gjithashtu sot, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut paraqitën katër akuza kundërvajtëse për parregullsi të përcaktuara në funksionimin e objekteve hotelierike.

Inspektorët e tregut po monitorojnë intensivisht vendet turistike në vend dhe mbikëqyrin zbatimin e masave qeveritare.

Advertisement

Inspektorati Shtetëror për Transport nga inspektimet e kryera sot në Shtip, Tetovë dhe Veles nuk ka regjistruar shkelje. Është vërtetuar se rregulloret e qeverisë respektohen plotësisht./Telegrafi/

Kallëzime penale për pesë hotelieri në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy