Kambovski: Bullgarët tashmë janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duhet një dialog në të cilin do të mbizotërojnë argumentet e arsyeshme. Në këtë periudhë nuk mund të udhëhiqemi nga pasionet apo frika për një çështje që nuk meriton të shkaktojë një furtunë të tillë në ndjenjat e njerëzve, tha sot akademiku Vllado Kambovski për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thotë ai, me iniciativën për përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, ne po trokasim në një derë të hapur, sepse ata tashmë janë përfshirë në Kushtetutë si komunitet.

“Në Preambulë ka një klauzolë që flet “edhe për popujt dhe komunitetet e tjera”. Në dispozitat e posaçme për të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive ka barazi të plotë të të gjitha bashkësive, qofshin ato të njohura apo jo”, tha Kambovski, para konferencës me temë: “Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE: Sfidat dhe prioritetet kryesore”.

Ai theksoi se është e rëndësishme që çështjet e ndjeshme të debatohen me argumente përmes një dialogu të arsyeshëm, pa kalkulime politike dhe manipulime dhe populizëm të panevojshëm./Telegrafi/

Advertisement

Kambovski: Bullgarët tashmë janë të përfshirë në Kushtetutë si komunitet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy