Kancelari gjerman Olaf Scholz arriti në Maqedoni, pritet me nderime të larta shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka mbërritur për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kancelari Scholz, nikoqir i të cilit do të jetë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në aeroportin e Shkupit është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Delegacioni i kancelarit Scholz përfshin këshilltarët më të lartë shtetërorë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, ekonominë dhe financën, politikën evropiane, si dhe të dërguarin e posaçëm të qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Kancelari Scholz dhe delegacioni i tij në objektin para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pritur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ceremoni dhe nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Sipas agjendës për vizitën zyrtare të kancelarit Olaf Scholz, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes, është paraparë takimi me kryeministrin Kovaçevski dhe më pas takim bilateral i anëtarëve të dy delegacioneve./Telegrafi/

Advertisement

Kancelari gjerman Olaf Scholz arriti në Maqedoni, pritet me nderime të larta shtetërore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy