Kandidati i “TMRO-së” për Ohrin ju jep “vegetë” kundër kandidatëve të tij gjatë debatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Goce Cvetkovski, kandidati i TMRO-së për Komunën e Ohrit, ka bërë “show” në debatin e mbrëmshëm në TV24, me kundërkandidat e tij nga LSDM dhe OBRM-PDUKM për këtë komunë.

Deklaratat e Cvetkovskit u bënë virale në internet, ndërsa vëmendjen më shumë e tërhoqi momenti kur ai iu dha “vegetë” dy kundërkandidatëve të tij, duke ju thënë që “ta përziejnë me paratë që i kanë vjedhur”.

Cvetkovski gjatë debatit gjatë gjithë kohës ka mbajtur flamurin me diell dhe një bluzë në të cilën shkruante “Verior i nënës tënde”.

Ndryshe, partia “Bashkimi i përhershëm radikal maqedonas” (mk: TMRO), është partia maqedonase me orientim djathtist. Kryetar i kësaj partie është Vanço Shehtanski. Kjo parti është kundër marrëveshjes me Greqinë, gjegjësisht ndryshimit të emrit të shtetit.

Advertisement

Kandidati i “TMRO-së” për Ohrin ju jep “vegetë” kundër kandidatëve të tij gjatë debatit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy