Kaos në Strazhë, reshjet e borës bllokojnë disa kamionë dhe makina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e borës kanë shkaktuar rrëmujë në disa rrugë të Maqedonisë së Veriut.

Janë publikuar disa pamje në rrugën për në Strazhë, e cila shihet se është në gjendje të rënduar.

Shihet se janë bllokuar dhjetëra kamionë dhe makina. Gjithashtu shihet se rrugët nuk janë pastruar.

Nga LAMM thonë se ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në këto drejtime rrugore: Kërçovë – Ohër, Gostivar – Strazhë, Gostivar – Mavrovë, Dibër – Mavrovë.

Advertisement

LAMM gjithashtu paralajmëron të përdoren pajisjet dimërore në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit./Telegrafi/

Kaos në Strazhë, reshjet e borës bllokojnë disa kamionë dhe makina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy