Kapet shoferi që voziste me 201 km/h në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se brenda 24 orëve në të gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

“Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 71 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në zona të banuara, ndërsa 101 në zona jo të banuara.

Policia në njoftim ka dërguar një fotografi nga radari që ka kapur një veturë të tipit BMW, duke lëvizur me shpejtësi 201 km/h”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kapet shoferi që voziste me 201 km/h në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy