Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i dytë: Lëvizja e lirë për punëtorët
Ky kapitull i qartëson të drejtat e punës për të gjithë njerëzit e aftë për punë që të punojnë në shtete të ndryshme që veçse janë anëtarë. Punëtorët duhet që patjetër të trajtohen njëjtë në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian, sikur të jenë shtetas të atij vendi ku punojnë. Punëtorët në shtetet tjera anëtare të BE-së janë të barabartë para ligjeve të BE-së për marrëdhënie pune, para taksave dhe para kushteve të përgjithshme për punë. Sigurimi shëndetësor dhe pensional vlerësohen njëjtë në të gjithë shtetet e BE-së, pa përjashtim.


Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kapitulli i dytë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Lëvizja e lirë e punëtorëve shkruan Telegrafi.