Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen për fillimin e negociatave me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të caktojë një datë për fillimin e negociatave si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, pa i ndarë ato.

“Si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë vendime të vështira, reforma themelore dhe të dyja meritojnë të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së”, tha Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Qëndrimi i Uashingtonit vjen pasi qeveria e përkohshme në Bullgari tha se Shqipëria ishte gati të fillonte negociatat, por jo Maqedonia e Veriut dhe do t’i përmbahej bllokadës së kuadrit negociator në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në 14 dhjetor.

Ndërkohë, Franca, e cila merr presidencën e BE-së nga 1 janari për gjashtë muajt e ardhshëm, ka shpallur një angazhim më të madh ndaj Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen për fillimin e negociatave me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy