Karakaçanov: Ndoshta do të del se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka lëshuar sërish deklarata provokuese ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “BNT”, ai tha se Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur RMV të përmirësohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i ka ftuar politikanët maqedonas, që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike.

“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator. Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas. Vetëm ne bullgarët jemi fis i poshtëm”, tha zv.kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov./Telegrafi/

Advertisement

Karakaçanov: Ndoshta do të del se edhe Jezu Krishti ka qenë maqedonas shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy