Karakachanov: Maqedonasit e kuptuan se Bullgaria nuk po tallet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov pas takimeve të djeshme me delegacionin e Maqedonisë sot deklaroi se s’ka dallime në Bullgari sa i përket politikës ndaj Maqedonisë së Veriut.

“S’ka dallime mes kryeministrit Boyko Borissov, ministres së MPJ-së Ekaterina Zakharieva dhe unë”, tha Karakachanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai foli edhe për bisedimet që janë bërë dje nga ora 10 deri në orën 5.

“Kolegët nga Maqedonia e kuptuan se Bullgaria nuk po tallet. Ata kuptuan se nuk ka kush na bën trysni për ta ndryshuar qëndrimin tonë”, tha Karakachanov.

Advertisement

Ai shtoi se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë dhe se e vetmja perspektivë normale e RMV-së është integrimi evropian.

Karakachanovthotë se Maqedonia dhe elita politike në Shkup kanë humbur 30 vite.

“S’ka kush të bëjë trysni ndaj nesh. Nuk do të lejojmë falsifikim të historisë bullgare. Bullgare është vend me sovranitet dhe me dinjitet”, tha Karakachanov./Telegrafi/

Karakachanov: Maqedonasit e kuptuan se Bullgaria nuk po tallet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy