Karakachanov: Shkupi nuk ka dëshirë për ta zgjidh kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për BTV thotë se Bashkimi Evropian ka rregull të qartë që vlen për të gjithë dhe kjo është se nuk ka hyrje në BE pa zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

“Shkupi nuk dëshiron t’i zgjidh këto çështje. Ata mendojnë se mund të mashtrojnë siç kanë bërë deri tani. Bullgaria t’i mbështesë dhe më pas t’i ngulin thikë si falënderim dhe të na diskreditojnë”, tha Karakachanov.

Sipas tij, Qeveritë nv Maqedoni nuk kanë krijuar kushte për zhvillim normal të qytetarëve.

“Filluan me përndjeken e qytetarëve që quheshin bullgarë, më pas filluan konfliktin me Shqipërinë, skandalet me Greqinë, skandalet me Bullgarinë, për 28 vite me radhë. Për këtë arsye, disa bullgarë vinë nga Maqedonia dhe marrin shtetësi bullgare”, thoë ai./Telegrafi/

Advertisement

 

Karakachanov: Shkupi nuk ka dëshirë për ta zgjidh kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy