Kardiokirurgjia pediatrike “Acibadem Sistina” ofron konsulta falas dhe kujdesin më të mirë për fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kardiokirurgjia pediatrike “Acibadem Sistina” ofron konsulta falas dhe kujdesin më të mirë për fëmijët

Qendra e Kardiokirurgjisë e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” është qendra e vetme referente në vendin tonë dhe rajon në të cilën duke punuar me qasje multidisiplinare ofron kujdesin dhe trajtimin e fëmijëve me diagnozat më komplekse, më specifike dhe anomalitë në zemër.

Ekipi në krye me kardiokirurgun e vetëm në vendin tonë Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski është i përbërë nga më shumë se 50 njerëz, mjekë të profileve të ndryshme- një kardiokirurg për fëmijë, specialistë pediatër nga të gjitha sferat, anesteziologë për fëmijë, kardiologë, radiologë, perfuzionistë dhe personel tjetër mjekësor.

Pjesë e këtij ekipi janë edhe rreth dhjetë profesorë universitarë me përvojë të madhe në fushën e kardiologjisë intervente pediatrike dhe kardiokirurgjisë nga spitalet e “Acibadem”-it në Turqi të cilët mbështesin dhe u qëndrojnë në dispozicion mjekëve të departamentit të kardiologjisë pediatrike në “Acibadem Sistina” në Shkup, me përvojë nga më shumë se 20 vjet dhe më shumë se 15.000 operacione në këtë sferë.

Advertisement

Në departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike në SK “Acibadem Sistina” trajtohen gjendje të ndryshme, sëmundje në zemër te fëmijët të moshës 0-18 vjeç. Kryhen lloje të ndryshme të ndërhyrjeve kardiokirurgjikale te pacientët pediatrikë, elektrofiziologjia te fëmijët si dhe kateterizimi i zemrës. Ekipi i mjekëve me sukses i trajton dhe kryen ndërhyrjet për diagnozat më specifike dhe më komplekse në zemër te fëmijët.

Me qëllim të zbulimit në kohë dhe trajtimit të përshtatshëm të grave shtatzëna dhe fëmijëve te të cilët ekziston dyshim për anomali në zemër, SK “Acibadem Sistina” ofron mundësinë për ekzaminim falas ultrasonografik të grave shtatzëna nga Kosova, konsulta me gratë shtatzëna nga Kosova, konsulta me gratë shtatzëna nga Kosova të cilat kanë një raport ose vërtetim mjekësor për ekzistimin e anomalisë në zemër te
fryti si dhe konsulta falas me Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski në Departamentin e kardiokirurgjisë pediatrike për anomalitë e konfirmuara të zemrës te fëmijët nga Kosova.

Departamenti i Kardiokirurgjisë pediatrike në SK “Acibadem Sistina” u bë qendra rajonale në të cilën përveç fëmijëve të vendit kujdesen dhe trajtohen fëmijët nga rajoni. “Acibadem Sistina” ofron mundësinë për marrjen e fëmijëve të cilët kanë nevojë për kujdes ose ndërhyrje me një transport dhe ekip mjekësor nga Qendra klinike në Prishtinë deri në SK “Acibadem Sistina”.

Advertisement

“Gjatë vitit 2021 janë kryer më shumë se 100 operacione duke përfshirë ndërhyrjet në zemër të hapur, më shumë se 50 kateterizime intervente, vendosja e pejsmejkerave, hemofiltrime, ECMO, dializa. Me ekipin e Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike i cili në këtë fushë ka shumë përvojë që nga viti 2013 kemi kryer më shumë se 1000 operacione ndërsa me pajisjen më bashkëkohore me të cilën disponon ky spital premtojnë një trajtim sipas standardeve botërore dhe sukses të madh në trajtimin e diagnozave të rralla të zemrës, komplekse dhe me rrezik të lartë te fëmijët- thotë Dr. Çadikovski- kardiokirurg për fëmijë dhe shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë pediatrike në SK “Acibadem Sistina”.

Trajtimin më të mirë shëndetësor në kushtet më të mira për fëmijët, pajisjet më bashkëkohore dhe kuadron profesionale të cilin ofron Departamenti i Kardiokirurgjisë pediatrike në SK “Acibadem Sistina” në vitin 2021 u vërtetua edhe me akreditimin JCI. Me këtë akreditim për here të parë në historinë e Kardiokirurgjisë së Maqedonisë, kardiokirurgjia pediatrike është njohur si qendra e akredituar për trajtimin e fëmijëve me defekte të lindura në zemër duke plotësuar të gjitha standardet botërore siç janë kuadro, infrastruktura, pajisja me të vetmin qellim për të ofruar kujdesin më të mirë shëndetësor në trajtimin e fëmijëve.

Kardiokirurgjia pediatrike “Acibadem Sistina” ofron konsulta falas dhe kujdesin më të mirë për fëmijët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy