Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se “dështimet e 18 viteve qeverisje nuk mund të mbulohen duke lëshuar ‘një grusht miza’ për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë”.

“Idenë e hedhur nga kryetari i BDI-së për kryeministër shqiptar në këto rrethana kur tashmë kemi të caktuara listat e kandidatëve për deputet si dhe proces zgjedhor të pauzuar, e llogarisim si populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenave politike. Hedhja e kësaj ideje në këtë moment më shumë i ngjan arsyetimit se BDI do shkojë në opozitë dhe para votuesve të vet të arsyetohet se ‘ja nuk na dhanë kryeministrin dhe ne duhet të dalim në opozitë’”, thotë Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Ali Ahmeti: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar

Advertisement

Kreu i Lëvizjes Besa nuk mohon idenë për kryeministër shqiptar në të ardhmen, por ky nuk duhet të jetë nga radhët e BDI-së.

“Që shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga radhët e BDI-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tashmë e një periudhë më të gjatë në shumicë më të madhe turpërohen të identifikohen me politikat dhe politikanët brenda BDI-së të cilët nëpërkëmbën gjithçka shqiptare gjatë 18 viteve qeverisje”, tha Kasami.

Në fund ai se BDI nuk mund t’i mbulojë dështimet vetëm me hedhjen e një ideje për kryeministër shqiptar./Telegrafi/

Advertisement

Kasami: Dështimet e BDI-së nuk mund të mbulohen me ide populiste shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy