Kasami e përjashton Rexhepin nga të gjitha pozicionet brenda Lëvizjes Besa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, informon se ka marrë vendim që deputetin e kësaj partie Kastriot Rexhepi, ta përjashtojë nga të gjitha pozicionet partiake.

Kasami thotë se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit.

Ndryshe, deputeti Kastriot Rexhepi sot u paraqit në polici, ku dha deklaratë se nuk ka qenë i kidnapuar, ndërsa për ditën e hënë ka paralajmëruar konferencë për shtyp./Telegrafi/

Advertisement

Kasami e përjashton Rexhepin nga të gjitha pozicionet brenda Lëvizjes Besa shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy