Bilall Kasami tha se gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kasami theksoi se edhe brenda kryesisë së VLEN-it tashmë kanë filluar ti diskutojnë emrat, të cilët do ta marrin mbështetjen.

“Jemi në bisedime me krerët e VLEN-it. Në fillim të javës patëm një takim të kryesisë së VLEN-it, ku u debatua edhe për metodologjinë e përcaktimit të kandidatëve, kemi pas komunikim edhe me agresione për matje të opinionit publik, ku në komunat të caktuara do të matet përkrahja e kandidatëve për kandidatë të caktuar.

Besoj se brenda javës tjetër do të dalin emrat e parë që do të kenë mbështetjen e VLEN-it për kryetarë komunash”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kasami: Gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash appeared first on Telegrafi.