Përgatitjet për zgjedhjet lokale, partitë po i bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po publikohen emrat e kandidatëve për garë në zgjedhjet lokale. Fushata joformale e kandidatëve tashmë ka filluar. Po bëhen vizita në terren dhe takime me grupe më të vogla të qytetarëve për shkak të Kovid-19. Po shfrytëzohen edhe rrjetet sociale dhe interneti.

Së fundmi Aleanca për Shqiptaret publikoi emrat e kandidatëve për Zhelinën dhe Bogovinën. Në Kuvendin zgjedhor unanimisht u votua Mahir Ziberi si kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës. Në Kuvendin e Degës së Bogovinës nuk u mbështet kryetari i deritanishëm Albon Xhemaili, por me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për kryetar Komune, Sadik Sulejmanin. Në Dibër do të garojnë me doktorin Bekim Pocesta. Për Gostivarin do të rikandidohet Arben Taravari. Për Strugën kandidatët e mundshëm janë Garip Kaba, Idriz Istrefi, Imer Imeri dhe Lulzim Nasufi e për këtë do të vendoset nesër. Nga ASH thonë se së shpejti do të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Nazim Taipit i cili vjen nga diaspora si kandidat për komunë e Tearcës. Për Çairin jozyrtarisht do të garojë Bekim Sali, ndërsa për Tetovën është përfolur mjeku Ilir Demiri e për Kërçovën ende nuk ka emrër zyrtar.

Nga BDI kanë publikuar disa emra. Për Çairin do të rikandidohet Visar Ganiu, Likovë Erkan Arifi, Kërçovë Fatmir Dehari, Nebi Rexhepi në Komunën e Vrapçishtit, në Haraçinë Ridvan Ibraimi. Në Tetovë me shumë gjasa do të rikandidohet Teuta Arifi, ndërsa për Gostivarin jozyrtarisht do të garojë Nevzat Bejta.

Nga Lëvizja Besa kanë publikuar vetëm katër kandidatura dhe atë, për Tetovën kryetari i partisë Bilall Kasami, për Gostivarin deputeti Fadil Zendeli, për Tearcën nënkryetari Abdush Demiri dhe për Zhelinën kryetari aktual Blerim Sejdiu. Nga Besa thonë se kandidaturat do t’i zyrtarizojnë në Kongresin e partisë që duhet të mbahet në fillim të shtatorit.

Advertisement

LSDM pritet që sot të kumtojë disa nga kandidatët e saj për kryetarë komunash, 30 prej tyre veçmë i ka publikuar.

Petre Shilegov – Qyteti i Shkupit

Milikije Halimi – Haraçinë

Kostadin Giergoevski – Ohër

Advertisement

Stojan Nikollov – Rosoman

Sashko Nikollov – Shtip

Opozita maqedonase OBRM-PDUKM javën e kaluar ka zyrtarizuar edhe 19 kandidaturat për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ndër to, atë të Toni Mihajllovskit për Kumanovën, Aleksandar Stojllkovskin për Komunën e Gjorçe Petrovit, Darko Kostovskin për Butelin, ndërsa për komunën e Ohrit, kandidat do të jetë deputeti aktual Kirill Pecakov. Nga OBRM-PDUKM paralajmëruan edhe bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Ndërsa javët e kaluara zyrtarizuan edhe 26 kandidatura të tjera, ndërsa për kandidaturën për qytetin e Shkupit, thonë se bëjnë procedurat përfundimtare për të zgjedhur kandidatin e duhur.

Partitë në pushtet, LSDM dhe BDI tashmë kanë bërë të ditur se në shumë komuna do ta mbështesin njëra-tjetrën, që në rrethin e parë zgjedhor, ndërsa në Shkup do të kenë kandidat të përbashkët.

Advertisement

Përgatitjet për zgjedhjet lokale, partitë po i bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë komunash shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy