Kasami: Ikja e Mijallkovit është dështim i institucioneve të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në Click Plus në TV21, ka komentuar edhe për arratisjen e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Kasami tha se ikja e Mijallkovit nuk e shokon pasi që sipas tij arratisje kanë ndodhur edhe më parë, por ai kërkon që dikush të mbajë përgjegjësi.

“Tre shtyllat kryesore ku duhet të kërkohet llogari. Policia e cila është dashur që të përcjellë dhe të sigurojë personin në fjalë, është Prokuroria e cila ka ngritur paditë në fjalë dhe ka grumbulluar argumentet për personin dhe Gjykata”, u shpreh Kasami.

Ai shtoi se do të kërkojnë sqarim për ikjen e Mijallkovit, në të kundërtën tha se do të kërkojnë përgjegjësi nga Oliver Spasovski.

Advertisement

 

 

Kasami: Ikja e Mijallkovit është dështim i institucioneve të shtetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy