Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se janë tejkaluar problemet me kompaninë austriake, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave në qytetin e Tetovës.

Kasami tha se ka pasur vonesa në nisjen e punës, për shkak të procedurave burokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësoj se ka qenë problem në fazën e tranzicionit të përgjegjësive nga kompania publike në atë private, kemi punuar gjatë kësaj periudhe për eliminimin e gjitha pengesave që janë paraqitur, që nga deponia Rusino e cila kishte kufizime në pranimin e mbeturinave, deri në organizimin e regjistrimit të pajisjeve që i kishte kompania private, si dhe pengesat tjera burokratike që zgjasin me ditë këtu tek ne”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tani qyteti është pastruar dhe unë besoj që ndërmarrja private do të vazhdojë me efikasitet të bëjë pastrimin e mbeturinave nga kontejnerët e qytetit”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

 

The post Kasami: Janë tejkaluar problemet për nisjen me punë të kompanisë përgjegjëse për menaxhimin me mbeturinat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";