Kasami nuk flet për rrëzimin e Qeverisë: Duhet ta zgjidh problemin me mbeturinat në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i cili është edhe kryetar i Tetovës, nuk ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

I pyetur nëse Lëvizja Besa do të mbetet pjesë e Qeverisë, ai u përgjigj se “duhet ta rregullojë problemin me mbeturinat në Tetovë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rikujtojmë që Lëvizja Besa e cila është pjesë e pushtetit ekzekutiv, është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin e Qeverisë.

Ndërsa funksionarët e kësaj partie, kohëve të fundit kanë refuzuar të japin përgjigje se si deputetët e tyre do të votojnë në seancën për rrëzimin e Qeverisë.

Advertisement

Rikujtojmë, që Lëvizja Besa dhe BDI kanë pasur përplasje për Komunën e Zhelinës, ndërsa me vendimin e Gjykatës Administrative Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa, do të jetë kryetar edhe për një mandat në Zhelinë./Telegrafi/

Kasami nuk flet për rrëzimin e Qeverisë: Duhet ta zgjidh problemin me mbeturinat në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy