Kasami: Këtë vit do të zgjerohen parkingjet zonale dhe do të ndërtohen parkingje në kate në tre lokacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp ka thënë se prej kur e ka marrë mandatin e kryetarit të komunës, ka analizuar të gjitha mundësitë për të ofruar më shumë parkingje në qytet.

Kasami tha se për vitin 2022 kanë paraparë plan për zgjerimin e parkingjeve zonale dhe shtimin e vendparkingjeve në territorin e të gjithë qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Momentalisht, ndërmarrja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkingje të mbyllura. Në bazë të planit tonë, 425 vende do të jenë parkime zonale, të mbyllura 775, dhe në kate 1890, ndërsa gjithsej do kemi 3.090 vend parkime shtesë. Viti 2022 do të jetë vit i punës!”, thotë Kasami.

Ai shtoi se në vitin 2022 ka paraparë edhe ndërtimin e parkingjeve në kate në tre lokacione./Telegrafi/

Advertisement

Kasami: Këtë vit do të zgjerohen parkingjet zonale dhe do të ndërtohen parkingje në kate në tre lokacione shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy