Kasami: Opozita shqiptare është e bashkuar – BDI nga parti e ‘shpresës’ u bë parti e dëshpërimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre krerët e partive opozitare, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti të ftuar në “Euro-News” Albania kanë folur rreth koalicionimit opozitar dhe frontit të përbashkët.

Kreu i Besës Kasami ka deklaruar se ky bashkim i tri partive është historik, sepse për here të parë në zgjedhje do të kemi dy blloqe. Ai ka folur edhe për BDI-në, duke thënë se ajo si parti është e konsumuar dhe se nga parti shpresë pas 2001, u shndrrua në parti dëshprimi.

“Opozita shqiptare është bashkuar në Maqedoni për të sjellur rrotacionin politik. Ne vlerësojmë se ky front do ta çoj BDI-në në opozitë, edhe pse ne si opozit jemi ende të hapur të pranojmë ata të cilët duan ndryshimin me ne. BDI fatkeqësisht ka dështuar, nga një parti shpresë në 2001, ajo tani u shndrrua në parti dëshprimi për qytetarët, duke mos realizuar atë që premtonte”, tha Kasami.

Kasami: Opozita shqiptare është e bashkuar – BDI nga parti e ‘shpresës’ u bë parti e dëshpërimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy