Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përgëzuar investimin më të ri të familjes Destani në zonën e lirë ekonomike në Tetovë, ndërsa ka kërkuar që politika të mos keqpërdor investimet private.

“Përgëzoj çdo iniciativë për investime direkte dhe do të përkrah fuqishëm investimet private në përgjithësi dhe me theks të veçantë investimin e familjes Destani të promovuar këto ditë në Tetovë. Këto investime janë faktori vendimtar i zhvillimit ekonomik të Tetovës dhe më gjerë.

Jemi kundër çdo lloj keqpërdorimi të investimeve private nga partitë politike në pushtet që nga raste të këtilla mundohen të përfitojnë pikë politike, për qëllime të politikës ditore, personale e grupore, duke shkaktuar revoltë tek popullata”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se Tetova ka potencial jashtëzakonisht të madh dhe gjithë kapacitetin institucional do e vendos në shërbim të investimeve të ngjashme qoftë nga familja Destani apo edhe nga biznesmenë të tjerë që duan të investojnë në vendlindje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kasami: Politika të mos i keqpërdorë investimet private shkruan Telegrafi.