Kasami: Taravari të përcaktohet me kë është, i urojmë vazhdim të dashurisë me BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili dje tha se në zgjedhjet e ardhshme ekziston mundësia që BDI, ASh dhe Lëvizja Besa të garojnë së bashku.

Kasami i tha Taravarit që të përcaktohet nëse është në qeveri ose opozitë, ndërsa shtoi se “aty ku është BDI, aty nuk është Lëvizja Besa”.

“Zotëri Taravari duhet të përcaktohet a është me Qeverinë apo me opozitën dhe atëherë të ndërtojë aleancat dhe bashkëpunimet. Derisa sa është në Qeveri, i urojmë vazhdimin e dashurisë në kuadër të Qeverisë me BDI-në, por aty ku është BDI, nuk është Lëvizja Besa”, tha Kasami.

Ai foli edhe për marrëveshjen me Alternativën, të cilën e bënë publike sot, ndërsa tha se e kanë tejkaluar vetveten në të mirë të qytetarëve.

Advertisement

“Treguam se si parti politike edhe përkundër keqkuptimeve që kemi pasur në të kaluarën , nëse është në pyetje interesi i qytetarëve, ne tejkalojmë vetveten. Këtë trend dhe me këtë mënyrë të bashkëpunimit ne do të vazhdojmë edhe me subjekte tjera politike. Jemi në komunikim të afërt edhe me grupe të tjera të pakënaqur nga BDI, ASh dhe subjektet e tjera politike”, tha mes tjerash Kasami.

 

Kasami: Taravari të përcaktohet me kë është, i urojmë vazhdim të dashurisë me BDI-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy