Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojë që kemi shumë punë për të bërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojë që kemi shumë punë për të bërë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi që këtë të diele banorët e Shipashnicës së Poshtme nuk lejuan zyrtarët komunalë të hyjnë në objektin e shkollës për të vendosur intvertarin për parashkollorët.

Kastrati thotë se skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që ka shumë punë për të bërë dhe se ata që dijnë duhet të prijnë.

Ai thekson se është koha e fundit që t’i përvjelin mëngët dhe këtë herë jo për politikë por për të mirën e përbashkët.


Përplasje mes policisë dhe banorëve në Shipashnicë të Kamenicës lidhur me mbylljen e një shkolle, reagon Qëndron Kastrati

Advertisement

“Qysh në tetor të vitit 2019 kemi kontraktuar kompaninë për realizimin e punëve në çerdhen e Shipashnicës së Poshtme. Ua kemi komunikuar banorëve që nga ky fshat i varfër do të punësoheshin shumica e punëtorëve të kopshtit. Për dy vite dërgimi i fëmijëve do të ishte pa pagesë. Le të ma thotë dikush edhe veç një arsye të qëndrueshme pse nuk duhet hapur çerdhen në Shipashnicë dhe unë jam gati të tërhiqem”.


Policia deklarohet për situatën në Kamenicë, konfirmon se u përdor sprej në drejtim të banorëvePolicia deklarohet për situatën në Kamenicë, konfirmon se u përdor sprej në drejtim të banorëve

Advertisement

“Në shoqëritë në zhvillim, fëmija është objekti mbi të cilin prindi ushtron gjithë kontrollin e tij, si ajo shprehja ‘çka me ba tash, a me i nalë fminë prej shkolle a?” Ndërkaq, shoqnitë që synojnë emancipimin e trajtojnë fëmijën si pasuri e detyrim mbarë shoqëror e institucional, ku gjithësecili përkujdeset që të krijojë një klimë sa më të mirë zhvillimi. Skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që kemi shuumë shuumë punë për të bërë. Ata që dijnë duhet të prijnë”.

“Deri më tani ata që kanë ditur kanë këqyr seri. Disa të tjerë e kanë përdorë masën për t’u pasuruar e ngritur sa më lart për vete. Është koha e fundit të përvjelim mëngët. Kësaj rradhe jo për politikë, por për të mirën e përbashkët”, ka shkruar Kastrati, njofton Telegrafi.

Advertisement

The post Kastrati: Skenat e sotme në Shipashnicë tregojë që kemi shumë punë për të bërë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy