Rritet eksporti: Maqedonia më shumë tregti ka bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Statistikat tregojnë se eksportet janë rritur për 29% në tremujorin e parë. Maqedonia ka bërë tregti më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deficiti tregtar në periudhën janar-mars 2021 arriti në 634.933 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – mars 2021, është 75.9 përqind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vlera totale e eksporteve të mallrave nga vendi në periudhën janar – mars 2021 është 2.002,586 mijë dollarë amerikanë, ndërsa vlera e mallrave të importuara në periudhën e përmendur është 2.637,519 mijë dollarë amerikanë. Kjo është për 24.6 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Telegrafi/

Rritet eksporti: Maqedonia më shumë tregti ka bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Kinën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy