Kastriot Rexhepi të hënën do të mbajë konferencë shtypi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi njoftoi se të hënën do të paraqitet para gazetarëve përmes një konference për shtyp.

Rexhepi po ashtu i bëri thirrje partisë së tij të mos ndërmerr hapa të përshpejtuara që do të dëmtojnë strukturat dhe aktivistët.

“Të nderuar miq e familjarë, pa marrë parasysh bindjeve të juaja politike, ju faleminderit për kujdesit dhe mbështetjen që ma jepni. Në ditët në vijim do të keni rast që të informoheni më shumë drejtpërdrejt për gjithçka”, shkruan Rexhepi.

“Sa i përket mediave dhe interesimit të madh, që e kuptoj, i informoj që paraqitje ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë”, shkruan Rexhepi.

Advertisement

Në fund ai thotë se emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhet me maturi./Telegrafi/

Kastriot Rexhepi të hënën do të mbajë konferencë shtypi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy