Katër funksionarë të LSDM-së ftohen në polici, ndoqën drejtpërdrejtë ndeshjen Maqedoni – Danimarkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Darko Kaevski, kryetari i Kisella Vodës Filip Temelkovski, drejtori i Kopshtit Zoologjik të Shkupit Gjorgji Galetanovski dhe drejtori i burgut të Shutkës Filip Andonov janë thirrur në stacion policorë, nën dyshimin se kanë shkelur protokollet kundër coronavirusit.

Katër funksionarë të LSDM-së, pasdite kanë dhënë deklarata në polici, nën dyshimin se kanë shkelur protokollet kundër coronavirusit, pasi mbrëmë nga tribunat ndoqën ndeshjen e hendbollit në mes Maqedonisë së Veriut – Danimarkës, edhe përkundër ndalimit për pjesëmarrje të publikut.

Deputeti i LSDM-së Darko Kaevski, kryetari i Kisella Vodës Filip Temelkovski dhe drejtori i burgut të Shutkës Gjorgji Galetanovski si dhe drejtori i burgut të Shutkës Filip Andonov janë thirrur në polici, pasi jo vetëm që ishin parë në tribuna, por edhe kishin postuar fotografi në Facebook.

Në një deklarata për “Tellmën” pas deklaratave të dhëna në polici, funksionerët e LSDM-së thanë se kanë marrë pjesë në këtë përballje me ftesë nga ana e Federatës së Hendbollit./Telegrafi/

Advertisement

Katër funksionarë të LSDM-së ftohen në polici, ndoqën drejtpërdrejtë ndeshjen Maqedoni – Danimarkë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy