Katër muaj burg për profesorin që e sulmoi nxënësin në një shkollë të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dënim me katër muaj burg për profesorin , i cili në dhjetor të vitit të kaluar me boks-metali sulmoi një nxënës në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”, ka shqiptuar sot Gjykata Themelore në Strugë.

Gjykata e shpalli fajtor për vepër të kryer penale “dhunë” ndërsa dënimi i shqiptuar do t’i llogaritet edhe peridha e kaluar në paraburgim, deri në aktvendimin e plotfuqishëm.

Avokati i tij Sead Mena paralajmëroi ankesë, me pohim se dëshmitë nuk janë vlerësuar në mënyrë objektive.

Në seancën e vetme gjyqësore, që u mbajt para një jave, tani profesori i dënuar Eroll Spaho, tha se rastit i ka paraprirë një debat verbal me kolegen e tij, nënën e nxënësit të lënduar. Theksoi se është sulmuar nga nxënësi, me grusht në ballë. Boks-metalin e ka nxjerrë vetëm për ta frikësuar, por ai përfundoi në kokën e nxënësit.

Advertisement

Mbrojtja e profesorit atëherë kërkoi heqjen e masës së paraburgimit me arsyetim se nuk janë përmbushur elementet objektive të veprës penale të dhunës.

Incidenti ka ndodhur më 23 dhjetor të vitit të kaluar në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Pas sulmit nga profesori, nxënësi është dërguar në Repartin Kirurgjikal me lëndime në kokë, ku pas qepjes ishte liruar për kurim shtëpiak. Profesori pesëdhjetë e shtatëvjeçar u arrestua nga policia, pas çfarë iu caktua masë paraburgimi, ndërsa ndërkohë pas propozimit të komisionit disiplinor i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Katër muaj burg për profesorin që e sulmoi nxënësin në një shkollë të Strugës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy