KE miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian sot miratoi Paketën për zgjerim 2021 bashkërisht me raportet e përparimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në raport, ashtu siç u prezantua në Parlamentin Evropian në Strasburg, KE kritikoi bllokadën bullgare për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe shprehet e kënaqur të Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në BE dhe se autoritetet vazhdojnë me orientimin pro-evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe autoritet publikisht demonstrojnë angazhimin e tyre në rrugën drejt BE-së”, thuhet në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut.

Në raport theksohet se reformat BE janë proces i gjatë që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga Qeveria dhe opozita.

Advertisement

“Në Mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian unanimisht e miratuan vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Anulimi i nisjes së bisedimeve ka pasoja negative ndaj kredibilitetit të BE-së”, thonë nga KE.

Ata po ashtu theksojnë se çështjet bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit duhet të zgjidhen dhe se duhet të kenë prioritet./Telegrafi/

KE miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy