KE: Regjistrimi është një arritje e madhe për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KE: Regjistrimi është një arritje e madhe për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian ka përshëndetur regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si arritje të madhe, njofton korrespondentja e AIM-s nga Brukseli.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, për AIM-n tha se Komisioni e mirëpret regjistrimin e popullsisë, i cili është bërë për herë të parë që nga viti 2002.

“Kjo është një arritje e madhe: të dhënat e përditësuara të popullsisë janë thelbësore për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përshtatshme sociale, demografike dhe ekonomike për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Pisonero.

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare./Telegrafi/

Advertisement

Shpallen rezultatet e regjistrimit, 29.52% e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë

KE: Regjistrimi është një arritje e madhe për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy