Këngëtarët protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarë, pronarë të bareve, restoranteve, klubeve të natës, foto-studiove sot me kafene të improvizuar protestuan para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ata kërkojnë ndihmë financiare nga shteti dhe të hapen të gjithë sektorët për shkak se disa prej tyre nuk kanë funksionuar tashmë shtatë muaj me radhët.

“Pse po i ndryshoni vendimet brenda natës? Këtë vetëm ju e dini, ndërsa ne vetëm mund të supozojmë”, tha këngëtari Daniel Sodovski i cili akuzoi autoritetet për neglizhencën ndaj kësaj kategorie njerëzish.

Protestuesit presin që nga qeveria t’i thërrasë ata në dy ditët e ardhshme që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre, dhe nëse nuk gjejnë mirëkuptim, ata paralajmëruan një protestë të re më masive më 11 tetor./Telegrafi/

Advertisement

Këngëtarët protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy