Kërkesat bullgare nuk janë përfshi në kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Burime diplomatike nga vendet anëtare në Bruksel sqarojnë se Bullgaria është ende duke luftuar në nivelin ambasadorial për të përfshirë vërejtje shtesë në draft konkluzionet, por, të paktën deri më tani, kërkesat bullgare nuk janë pranuar, informon korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

Mbetet të shihet nëse takimi i djeshëm në Berlin do të japë fryte në takimin e nesërm ambasadorësh në Bruksel, kur shtetet anëtare do të duhet të harmonizojnë pozicionet e tyre përpara Këshillit të Ministrave, i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar për miratimin e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut.

Nëse arrihet ndonjë marrëveshje deri nesër, ambasadorët e vendeve anëtare do të jenë në gjendje të miratojnë kornizën e negociatave, përndryshe ata do të takohen përsëri të premten, duke shpresuar se deri atëherë do të tejkalohen dallimet dhe do t’u hapet rruga ministrave për më 10 nëntor për t’i dhënë dritën jeshile dokumentit.

Siç dihet tashmë, Bullgaria konteston gjuhën, si dhe përdorimin e formës së shkurtër të emrit Maqedonia e Veriut, dhe kërkon që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të përdoret vazhdimisht për të “parandaluar tendencat irredentiste”. Kjo kërkesë, si të tjerat, nuk gjeti mbështetje të plotë tek vendet anëtare të BE-së./Telegrafi/

Advertisement

Kërkesat bullgare nuk janë përfshi në kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy